Mercedes tërheq 60 mijë vetura nga tregu në Gjermani NULL NULL 24.06.2019 15:42 24.06.2019 15:42 Gjigandi gjerman i prodhimit të veturave “Daimler Benz”, ka marrë një vendim për tërheqjen e mijëra veturave nga tregu gjerman. Bëhet fjalë për hiç më pak se 60 mijë vetura që Benz planifikon të heq nga Gjermania, të gjitha dizell. Nga tërheqja zyrtare e komunikuar nga Zyra Federale e Automjeteve bëhet fjalë për vetura të modelit “Mercedes-Benz GLK 220 CDI”, të prodhuara në intervalin kohor midis viteve 2012 dhe 2015. Një zëdhënës i koncernit Daimler e konfirmoi këtë njoftim në “Bild am Sonntag” përcjell Klan Kosova. Prodhuesi i automjeteve akuzohet të ketë montuar në makinat sportive me naftë me një normë gazrash Euro-5, një aparaturë ilegale që manipulon kuotat e emetimit. Daimleri nuk e pranon këtë akuzë dhe zëdhënësi thotë se kompania do të kërkojë mbrojtje juridike. Zyra Federale ka në plan hetimet kundër Damlerit, sepse softueri manipulues mund të gjendet edhe në modele të tjera. Sipas zëdhënësit të prodhuesit të makinave ka kontakte midis kompanisë dhe zyrtarëve rreth kësaj teme. Dyshimi kundrejt modelit “GLK 220 CDI” u bë publik në Prill. Atëhere u tha se zyra federale qysh në vjeshtë të vitit 2018 kishte njoftime për një softuer të dyshimtë në motorin “OM651”, që mundësonte të ulte vlerat e gazrave të prodhuara me anën e një programi kompjuterik. Kjo gjë ishte e mundur vetëm në stacionin e testimit, por jo në trafikun e përditshëm. Për këtë arsye zyra federale ka nisur hetimet kundër Daimlerit me seanca dëgjimore qysh në Prill këtij viti. Kompania deklaroi në atë kohë, se do të bashkëpunonte me zyrën federale në mënyrë gjithëpërfshirëse për të sqaruar çështjen në fjalë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.