Mercedes prezanton formulën e re (FOTO) NULL NULL 18.02.2022 12:29 18.02.2022 12:29 Mercedes ka prezantuar formulën e re “W13” për sezonin 2022 përpara debutimit të tij në pistë në Silverstone të premten. Mercedes W13 është formula e tetë që do të zbulohet zyrtarisht përpara sezonit të ri. Mercedes i është rikthyer ngjyrës së tij klasike të argjendtë për vitin 2022, pasi garoi me një dizajn të zi për dy vitet e fundit, shkruan autosport, transmeton Klankosova.tv. 2022 shënon fillimin e një epoke të re teknike për F1 pas një rishkrimi të rregullores që synon të prodhojë gara më të mira, duke çuar në një ndryshim të rëndësishëm në dizajnin aerodinamik të makinave. Mercedes do të hyjë në sezonin e ri duke kërkuar të vazhdojë serinë e tij prej tetë titujsh radhazi. Sezoni i ri i “Formula 1” fillon më 20 mars në Bahrain dhe do të transmetohet në platformën “Artmotion”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.