Mercedes AMG GLC 63 0-100 km/h për 3.8 sekonda (FOTO+VIDEO) NULL NULL 22.04.2019 16:15 22.04.2019 16:15 Prodhuesi gjerman i veturave “Mercedes Benz”, ka zbuluar një version të modifikuar të Mercedes-AMG GLC 63, i cili është SUV-i më i shpejtë në botë në pistën e Nurburgring. Gjigandi gjerman Mercedes-AMG GLC 63 vjen me një motor 4.0 litërsh V8 eksterier super sportiv e çmim prej 92 mijë euro. Motori i AMG GLC 63, 4.0 litërsh V8 biturbo ofrohet në dy versione të ndryshme, njëri që prodhon 469 kuajfuqi e tjetri S me 503 kuajfuqi, shkruan The Wheel Network përcjellë Klan Kosova. Që të dy këta motor vijnë me marsh me nëntë shpejtësi automatike e të gjitha rrotat aktive. Modeli më i fuqishëm i AMG GLC 63 shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 3.8 sekonda e atë maksimale 280 kilometra në orë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.