16:50, 20 Shkurt 2019

Ndonjëherë një ndryshim në perspektivë është gjithçka që nevojitet për t’i parë gjërat në një dritë krejtësisht të re.

Prodhuesi gjigant gjerman i veturave, Mercedes Benz, ka prezantuar serinë e re të veturës.

Në këtë rast, dritat e reja MULTIBEAM LED e ndryshojnë mjedisin, duke i bërë ato të shkëlqejnë me një ndriçim të ri.

Pra, është e mundur që të shihet se çfarë po ndodh rreth automjetit tënd, më shpejt dhe në mënyrë më efektive.

Sistemi i ri i drejtimit, i lansuar nga “TURBO 4MATIC +”, e bën Mercedes-AMG CLS 53 4MATIC + coupe të shkëlqejë në një sfond të ri.

Për më tepër, format dhe linjat e pastra i japin makinës një figurë jashtëzakonisht dinamike në rrugë.

Motor turbo 3.0-LITER 6-CYLINDER IN-LINE me kompresor ndihmës elektrik

AMG SPEEDSHIFT TCT 9G, 250 km/h (e kufizuar në mënyrë elektronike).

270 km/h (me Paketën Opsionale të AMG),rrota 48.3 cm (19 inç).

Konkurs Pune

Lexo më shumë