Mënyra si e mbani çantën flet për karakterin - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mënyra si e mbani çantën flet për karakterin

NULL NULL
02/10/2015

Ekspertët e gjuhës së trupit, kanë zbuluar se mënyra se si e mbani çantën tuaj thotë shumë për personalitetin tuaj.

Qoftë një çantë dore ose nga të tillat që vihen në krah, çanta përveç se i mban gjërat më të rëndësishme të një gruaje mënyra se si ajo mbahet është tregues shumë i rëndësishëm i personalitetit të saj, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Kathlyn Hendriks një 67 vjeçare e cila është eksperte e gjuhës së trupit, ka thënë për revistën Glamor.com se mënyrë se si e mbani çantën përderisa jeni duke shkuar diku apo në ndonjë ngjarje ku jeni e ftuar flet shumë për karakterin tuaj.

Përderisa ka mënyra të ndryshme se si një çantë mbahet në duar ajo i ka shpjeguar 6 mënyrat më të famshme për stile të ndryshme të çantave.

E mbajtur në dorë

Cantaaa g Cantaaaa

Kur gratë e mbajnë në dorë  çantën e tyre, dhe e kanë të lëshuar krahun teposhtë – vertikalisht – ato kërkojnë që t’i kushtohet vëmendje rëndësisë së punës që bëjnë.

Ajo ka marrë për shembull aktoren Diane Kruger dhe modelen Kendall Jenner. Që të dyja mbajnë në dorë çantën e tyre në të njëjtën mënyrë, njëra në tepihun e kuq kurse tjetra në Los Angeles. Sipas Kathlyn ato kërkojnë tërë kohën vëmendjen dhe që karriera e tyre të merret seriozisht.

E mbajtur mes të dorës

Canta 9 Cantaa 8

Një mënyrë tjetër shumë e famshme për të mbajtur çantën është të mbajturit e çantës në krah. Kjo nënkupton se kjo është një shenjë se gruaja që po e mban e prioritizon “statusin dhe pozitën” që ka.

Me këtë mënyrë të të mbajturit të çantës tregohet se gruaja nuk ka nevojë për të dyja duart që të funksionojë e po ashtu Kathlyn thekson se kjo mënyrë e të mbajturit të çantës është për ta shfaqur sa më shumë këtë aksesor për shkak se është një simbol i të ardhurave financiare dhe detaj shumë i rëndësishëm për të.

E mbajtur në krah

Canta 1 Cantaa

Femrat që e bartin çantën e tyre afër trupit të tyre janë pragmatike dhe preokupohen më shumë për funksionin që kryejnë se sa për paraqitjen.

“Me këtë mënyrë të të mbajturit të çantës një grua tregon se e vlerëson më shumë lirinë e të lëvizurit se sa elementet e paraqitjes së jashtme”, sqaron Kathylin.

E mbajtur në kryqëzim

CantaCantaaa

Ato që e vënë çantën e tyre në krah e më pas e varin në anën tjetër të trupit, nuk janë shumë të preokupuara me faktin se si duket çanta e tyre. Këto gra përqendrohen në prakticitet dhe gjithmonë gjejnë një mënyrë më të lehtë për të lëvizur.