21:42, 11 Shkurt 2019

Ish Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Mentor Shala, ka thënë çështja e koeficientit të pagave në këtë transmetues ka mundur që të rregullohej me ligjin e vjetër.

“Ne jemi transmetues publik dhe besoj se të tillë do të mbesin. Ne nuk jemi që të mos vendohet një tavan, një limit deri ku mund të shkojë rroga në RTK dhe nuk jemi kundër asaj. Por ky koeficient ka mundur të rregullohet me ligjin e RTK-së që është në procedurë. Në ligjin e pagave tash ne domosdoshmërish ju nënshtrohemi dispozitave tjera të ligjit dhe punëtorët e RTK-së shndërrohen në shërbyes civilë”, ka thënë Shala, njofton Klan Kosova.

“Nuk është puna të pagat por te statusi i RTK-së”.

“Kemi diskutuar në disa takime edhe për ligjin e RTK dhe Ligjin e pagave dhe vendosjen e një koeficienti. Fatkeqësisht në rajon ka praktika të jashtme dhe si bazë është marrë ligji slloven po edhe disa pjesë tjera të rajonit”.

Me përfshirjen e RTK-së në Ligjin e Pagave ai ka thënë se nuk mund të garantohet pavarësia editoriale.

Ai ka theksuar se RTK ka një ligj të veçantë dhe se nuk ka qenë e mundur që të përfshihet në një ligj tjetër.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë