22:05, 11 Shkurt 2019

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Televizionit Publik të Kosovës, Mentor Shala, është shprehur i pakënaqur për kushtet në të cilat zhvillojnë profesionin punëtorët e RTK-së.

Shala në Zona B ka theksuar se brenda objektit të RTK-së, ka pasiguri të madhe duke marr shembull edhe banimin në të cilin thotë se as refugjatët nuk pranojnë të banojnë, njofton Klan Kosova.

”Ku punojmë ne është ambient që as refugjatë as askush s’di si ta përshkruajë – pasiguri e madhe”.

”Një pjesë e madhe e punëtorëve kanë karrige. Është e vërtetë që hapësira s’kemi. Kemi shumë telashe t’ju ofrojmë njerëzve me kryer punën siç duhet”.

”Është dashur që në vend të garazhave të veturave, të improvizojmë për hapësirë për programe. Kemi redaksi që nga 10 vetë, rrinë në një ambient 2 me 3”.

”Ne duhet ta bëjmë programin. Qaty ku jemi duhet ta bëjmë programin, na duhet të improvizojmë hapësirat. Tashmë kanë stagnuar punët. Pjesën e grumbullimit të fondeve për objektin e ri, po duhet t’i bëjmë vet”.

”Ne kemi të drejtë të vendosim për ndërtesën, edhe për ta ndërtuar nëse kemi mjetet. Kemi të drejtë të hyjmë në kredi, nëse Qeveria hyn në garancë. Por, Qeveria s’po hyn në garancë”.

Megjithatë kryetarja e bordit të RTK-së, Afërdita Maliqi në Zona B ka thënë se pavarësisht kushteve të vështira që ballafaqohen punëtorët e këtij televizioni, beson se ka rezultate pozitive në primatin e shikueshmërisë, njofton Klan Kosova.

”Me gjithë këto probleme, RTK po zhvillohet. Kemi filluar me RTK 3-shin, kemi një skemë të re programore”.

”RTK 3 arrin të prodhojë 14 orë program të drejtpërdrejtë. Është një vullnet shumë i madh pavarësisht kushteve”.

”Në ato kushte që janë RTK po vazhdon të mbajë primatin e televizionit për shikueshmëri. Besoj që ligji i ri duhet të jetë një thirrje për deputetët”.