Menduan se Michael ishte gjyshi i vajzës së tij (VIDEO)

Menduan se Michael ishte gjyshi i vajzës së tij (VIDEO)

NULL NULL
2 weeks më parë

Michael Douglas ka folur rreth momentit kur është ndjerë pak çuditshme.

Momenti ndodhi gjatë diplomimit të shkollës së mesme të vajzës së tij Carys, dhe aktori tregoi se si një prind tjetër e ngatërroi atë për gjyshin e saj.

“Duhet t’ju them se është paksa e ashpër kur jeni duke dalë nga dyert dhe prindërit e tjerë të thonë: ‘Oh urime.. duhet të jeni shumë krenar për mbesën tuaj”, vuri në dukje ai.

Megjithatë, Michael tha se nuk e mori komentin personalisht dhe deklaroi se ata thjesht u përpoqën të sillen mirë.

Carys u diplomua para pak javësh, dhe Michael postoi një shënim të ëmbël në Instagram për vajzën e tij të vetme.

“Nëna jote dhe unë jemi shumë krenarë për ty! Të duam aq shumë dhe jemi të ngazëllyer për të ardhmen tënde, pasi më e mira pritet të vijë! ❤️ Babi”, shkroi ai.

Michael dhe gruaja e tij, Catherine Zeta-Jones, përveç saj kanë edhe një djalë bashkë me emrin Dylan. Ndërkaq aktori ka edhe një djalë të madh me emrin Cameron.