Mendoi se pyetja ishte në gjuhën shqipe, Mourinho shkakton të qeshura gjatë konferencës (VIDEO) NULL NULL 24.05.2022 19:55 24.05.2022 19:55 Trajneri i Romës Jose Mourinho, e ka mbajtur një konferencë për media para ndeshjes finale kundër Feyenoordit që do të luhet nesër nga ora 21:00 në “Air Albania” në Tiranë. Mourinho iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. “The Special One” e dëgjoi pyetjen, i hoqi kufjet dhe nisi të përgjigjet duke menduar se pyetja ishte në gjuhën shqipe. Më pas ai u informua se pyetje ishte në gjuhën angleze. Dhe të pranishmit nisën të qeshin me të madhe, transmeton Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.