Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mendes, në kërkim të zgjidhjes për Ronaldon

NULL NULL
16.08.2022 19:55

Ylli portugez Cristiano Ronaldo është vënë në situatë të sikletshme kohëve të fundit.

Ai dëshiron të largohet nga klubi anglez Manchester United. Ndërsa disa skuadra të mëdha, për të cilat ai do të kishte nënshkruar, nuk kanë shfaqur interesim për të, transmeton Klan Kosova.

Gazetari italian Fabrizio Romano, në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar se është agjenti Jorge Mendes ai që po kërkon një zgjidhje të mundshme për futbollistin 37-vjeçar, i cili tashmë është pranë përfundimit të karrierës së tij.

“Jorge Mendes ende po punon për të gjetur një zgjidhje apo transferim të mundshëm në minutën e fundit. Prioriteti i Ronaldos është largimi nga skuadra Manchester Unitedit gjatë verës, ndërsa kjo e fundit insiston se sulmuesi nuk është në shitje”, ka shkruar Romano.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.