Mempis Depay drejt Atletico Madrid NULL NULL nga Endrit Zogaj 10.01.2023 16:25 nga Endrit Zogaj 10.01.2023 16:25 Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano,futbollisti i Atletico Madrid, Joao Felix do të prezantohet brenda 24 orëve të ardhshme tek gjiganti anglez, Chelsea. Kjo pasi sulmuesi portugez është në radarin e klubit londinez që një kohë të gjatë e sidomos tani që për shkak të lëndimit Graham Potterit i mungojnë katër sulmues: Armando Broja, Raheem Steling, Christian Pulisic dhe Pierre Emerick Aubameyang. E Diego Simeone nuk po qëndron duarkryq pasi mënjeherë ka filluar negociatat për një tjetër sulmues që do ta zëvëndësoj portugezin. Atletico Madrid është interesuar për sulmuesin e Barcelonës, Memphis Depay. Sipas mediave, negociatat do të zhvillohen këtë javë dhe Atletico Madird do t’i bëjë propozimin e parë Barçës për holandezin. Kujtojmë që, Depay nuk u inkuadrua fare në ndeshjen e së dielës në fitoren e Barcelonës përballë Atletico Madrid, që përfundoi me rezultat 1-0.