“Memorial”, që mori Nobel për Paqe, ishte mbyllur në fillim të vitit nga qeveria ruse NULL NULL 07.10.2022 15:39 07.10.2022 15:39 Organizata ruse për të drejtat e njeriut “Memorial”, e cila u shpall një ndër fitueset e Çmimit Nobel për Paqe, është mbyllur në fillim të këtij viti. Për mbi më shumë se 30 vjet, “Memorial” punoi për të risjellë në kujtesë miliona njerëz të pafajshëm të ekzekutuar, të burgosur ose të persekutuar në kohën sovjetike. Por, puna e saj asnjëherë nuk u përshtat me autoritetet ruse dhe u dënuan në vitin 2006, kurse në vitin 2014 u shtua në listën e ‘agjentëve të huaj’ të regjistrit të qeverisë ruse, i përbërë nga organizata dhe individë që mendohet se marrin fonde nga jashtë. Preteksti për mbylljen e kësaj organizate ishte dështimi i saj që të shënjonte disa nga postimet në rrjetet sociale me mohim të ‘agjentëve të huaj’, i cili kërkohej me ligj, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Ndërsa, në dhjetor të vitit 2021, Gjykata Supreme e Rusisë urdhëroi organizatën ‘Memorial’ dhe degët e saj regjionale të mbyllen, për shkak se kishte shkelur ligjin për agjentët e huaj të vitit 2012. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova World Aquatics “ia ngre veshin” Agron Zeqirit për diskriminimin e Hana Beiqit (VIDEO) 22 minuta më parë