Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Memorandumi Kurti-Mustafi, kandidati për KNSH, Luftiu: Jo fer në kohë zgjedhjesh

NULL NULL
01.11.2022 10:54

Javën që shkoi, Qeveria e Kosovës nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Kryetarin e Këshillit Nacional Shqiptar (KNSH) në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi.

Ky bashkëpunim, u bë me pretendimin e ndihmës që Kosova do t’iu bëjë shqiptarëve në Serbi, në fusha të ndryshme.

Ky bashkëpunim është i mirëseardhur edhe për Kandidatin për Kryetar të KNSH-së, Nevzad Lutfiu, por sipas tij, “një veprim i tillë që është bërë në prag të zgjedhjeve për KNSH dhe në fund të vitit, nuk është fer, por sidoqoftë faleminderit Kosovë!”.

Luftiu, si dhe Mustafi, bashkë edhe me tre kandidatë tjerë, do të garojnë në zgjedhjet për të parin e këtij Këshilli.

Lutfiu, për këtë situata ka thënë se “Qeveria e Kosovës nuk duhet të krijojë raport të veçantë me ndonjë subjekt politik në Luginë”. Madje, sipas tij, u zhgënjyen e u dëshpëruan “kur nuk institucionet kosovare nuk patën “konsensus për bashkëngjitjen e Luginës me Kosovën, tani mos provoni të na ndani e përçani sepse edhe ashtu shumë pak kemi mbetur”.

Ndërkohë, Nevzad Lutfiu, ka thënë se për mënyrën se “si të shfrytëzohen mjetet, për këtë është dashur të punojnë ekspertë të Qeverisë dhe udhëheqësit e institucioneve lokale në Luginë të Preshevës,  patjetër edhe Këshilli Kombëtar Shqiptar”.

Për Luftiu, sfida më e madhe e kësaj treve shqiptare është migrimi, prandaj buxheti është dashur të orientohet në parandalimin e këtij fenomeni.

Ndërkohë, kandidati për Kryetar të Këshillit Nacional në Luginë, kërkoi që Kosova dhe Shqipëria të përpilojnë një strategji të përbashkët kombëtare, përmes së cilës do t’i trajtojnë interesat e shqiptarëve të Luginës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.