Memorandumi interesant: Kryeqyteti s’do më letra fizike nga KGJ-ja, por e-letra (VIDEO) NULL NULL nga Mërgime Taraku 28.03.2023 20:15 nga Mërgime Taraku 28.03.2023 20:15 Komuna e Prishtinës nuk do të pranojë më letra fizike nga Gjykata Themelore e kryeqytetit. Ato do të zëvendësohen me postë elektronike, pas një memorandumi mes Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe pushteti Lokal, raporton Klan Kosova. Qëllimi i këtij memorandumi është të zvogëlohen shtyrjet në proceset gjyqësore dhe ftesat të dërgohen më shpejt dhe pa kosto. Sipas shefit të zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Frank Power, një gjë e tillë do të fillojë që nga 1 maji. Kjo po ndodh për herë të parë në vend. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Kosova Haradinaj reagon pas sulmit ndaj Valon Sylës: Fjala e lirë është garancë e demokracisë 12/04/2023