Memli Krasniqi: Kurtit i kemi ofruar mbështetje të parezervë në dialog, por ai ka dështuar NULL NULL 14.03.2023 18:37 14.03.2023 18:37 Kryetari i Parisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot dy Përfaqësuesit Specialë të Norvegjisë dhe Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes dhe Anzej Franges, të shoqëruar nga ambasadorët e vendeve të tyre në Kosovë. Në këtë takim thuhet se të dy palët diskutuan për situatën aktuale politike në vend. Krasniqi u ka thënë mysafirëve se qëndrimi i PDK-së është konsistent dhe i pandryshueshëm në raport me procesin e dialogut. “Kosova ka pasur nevojë për një marrëveshje finale, gjithëpërfshirëse, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme. Fatkeqësisht, kjo marrëveshje jo vetëm që nuk është finale, por parasheh asociacionin në qendër dhe jo njohjen e ndërsjellë – duke zvarritur pafundësisht konfliktin e ngrirë me Serbinë”, shkruan Krasniqi në Facebook, përcjell Klankosova.tv. Sipas tij, “përgjegjësia e plotë bie mbi lidershipin e dobët të Kryeministrit Kurti, i cili, përkundër mbështetjes që i kemi ofruar për dy vjet me radhë në procesin e dialogut dhe në raport me Serbinë, ai ka dështuar që të arrijë përmbushjen e qëllimeve shtetërore të Republikës së Kosovës”. Gjatë ditës, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur edhe shefen e UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Ziadeh. “Shefes së UNMIK-ut i shpreha qëndrimin e PDK-së në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi dhe rezervat që kemi në raport me këtë marrëveshje, e cila, sipas nesh, është e pamjaftueshme dhe mundësi e humbur për një marrëveshje finale, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e ndërkombëtarisht të obligueshme”, shkruan Krasniqi në Facebook, përcjell Klankosova.tv. Ai thotë se “pavarësisht mbështetjes të parezervë ndaj Kryeministrit Kurti në procesin e dialogut, ai ka neglizhuar të gjitha propozimet e opozitës”. Sipas Krasniqit, sot “kemi përpara një transformim të marrëveshjes së paralajmëruar dhe kërkuar nga ne dhe partnerët ndërkombëtarë për vite me radhë, nga një marrëveshje finale me njohjen e ndërsjellë në qendër, në marrëveshje të përkohshme me asociacionin në qendër”. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani: Mandati i KFOR-it, vetëm si reagues i tretë – nuk bëhet fjalë për marrje të kompetencave 17 orë më parë