Memli Krasniqi ia kërkon Bedri Hamzës ndërtimin e një salle trefish më të madhe se “1 Tetori” në Prishtinë NULL NULL 11.01.2025 20:06 11.01.2025 20:06 Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në hapjen zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit, kërkoi që për kandidatin për kryeministër të kësaj partie, Bedri Hamzën të ndërtohet një sallë trefish më e madhe se ajo e “1 Tetorit” në Prishtinë, se ndryshe nuk mund të mbahen tubime. “Ju faleminderit të gjithëve që jeni këtu, dhe ju kërkoj ndjesë atyre që nuk i ka zënë kjo sallë, por sonte ua kërkojmë një obligim të ri, kryeministrit të ardhshëm Bedri Hamzës t’ia ndërtojmë një sallë trefish të madhe se ndryshe Partia Demokratike e Kosovës nuk mund të mbajë tubime”, u shpreh Krasniqi, transmeton Klankosova.tv. Kjo thirrje e Krasniqit erdhi pasi salla “1 Tetori” nuk zuri të gjithë përkrahësit e Partisë Demokratike të Kosovës, ku disa mbetën jashtë saj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 10 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 12 orë më parë