12:22, 15 Prill 2019

Kuvendi i Kosovës i ka vazhduar për 30 ditë afatin Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me depërtimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova.

Opozita dhe pozita u dakorduan që nëse komisionit hetimor për rastin e depërtimit të gjashtë shtetasve turq i vazhdohet mandati, opozita do t’i votojë pikat tjera.

Pozita votoi për vazhdimin e mandatit të këtij komisioni, por që opozita nuk votoi për miratimin e ligjit për miniera dhe minerale.

Me këtë rast, shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se opozita është mashtruese.

“Këta janë mashtrues që nuk janë në gjendje dy minuta një marrëveshje me mbajt”.

Mirëpo, shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca i replikoi duke thënë se ai kishte votuar, por jo edhe nga partia e tij.

“Unë votova, por problem është që grupi parlamentar s’po ngon, kjo është punë autoriteti sepse opozita s’po ngon, çka kam faj unë?”, tha Konjufca.

 

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë