20:00, 19 Qershor 2019

Mikja e Farrah Fawcett, Mela Murphy, ka treguar cilat ishin fjalët e fundit para vdekjes së saj në vitin 2009.

Ajo ishte pranë të ndjerës deri në momentet e saj të fundit dhe tani ka folur për People, transmeton Klan Kosova.

Sipas Mela, Farrah ishte e shqetësuar për djalin e saj, Redmond O’Neal.

“Ajo po thoshte emrin e saj. Redmond. Kjo ishte fjala e fundit që tha”, zbuloi Mela.

“I thashë asaj se do të kujdesesha për të, se gjithmonë do të jem aty për të. Unë i thashë se tani mund të shkosh, vetëm disa orë para se të vdiste”.

Farrah vdiq nga kanceri anal më 25 qershor 2009 në moshën 62 vjeçare.

Konkurs Pune

Lexo më shumë