Meksikë: Pas sezonit të dobët, shitet e gjithë skuadra NULL NULL 01.06.2016 09:34 01.06.2016 09:34 Ka disa mënyra se si skuadrat reagojnë pas një edicioni të vështirë me paraqitje të dobëta. Disa, si Manchester United, shkarkojnë menaxherët vetëm dy ditë pas fitimit të trofeut të parë në tre vjet. Të tjera, si Aston Villa, angazhojnë dhe më pas shkarkojnë anëtarë bordi ne baza javore. Dhe ka skuadra të tjera, si ajo meksikane Club Tijuana, që e vënë në shitje të gjithë skuadrën pas përfundimit të edicionit në pozitën e 14-të, në Liga MX. Tek skuadra meksikane luan edhe ish asi braziliani dhe ish lojtari i LA Galaxy, Juninho dhe drejtohet nga ish menaxheri i meksikës, Miguel Herrera. Klubi ka thënë në një deklaratë se lojtarët duhet të paraqiten për parasezon më 6 janar në qendrën stërvitore, për t’iu nënshtruar testeve mjekësore, por nuk ka garanci që nuk do jenë pjesë e skuadrës edicionin tjetër. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.