Meksikë: Ariu shkon si i "paftuar" në dasmë dhe bën kërdi (VIDEO)

Meksikë: Ariu shkon si i “paftuar” në dasmë dhe bën kërdi (VIDEO)

NULL NULL
1 month më parë

Një video që po qarkullon në rrjetin social “Tik-Tok” tashmë është bërë virale.

Një mysafir i “paftuar” ka hyrë brenda një dasme dhe i ka rrëzuar të gjitha gjërat.

Ngjarja ka ndodhur në Meksikë.

Ndërkohë të ftuarit trokisnin tenxheret dhe tiganët për të trembur ariun.

Përveç që rrëzoi sendet, ariu i zi nuk shkaktoi probleme tjera.

Angie Disa publikoi pamjet në llogarinë e saj në TikTok, ku shkroi se ariu kishte ardhur në dasmën e kushëririt të saj në Chipinque National Park në Nuevo Leon në Meksikë.

“Ariu vetëm dëshironte ushqim”, shkruan ajo në një  postim.