Meksika zë vendin e tretë në listën e shteteve me më shumë vdekje nga koronavirusi NULL NULL 01.08.2020 08:48 01.08.2020 08:48 Meksika është radhitur në vendin e tretë me numrin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi, pas SHBA-së dhe Brazilit. 46,688 njerëz kanë vdekur dhe gjithsej 424.637 njerëz janë infektuar, njofton Klan Kosova. Para Meksikës, ishte Mbretëria e Bashkuar që zinte vendin e tretë në listën e shteteve që pësuan më së shumti në njerëz nga kjo pandemi. Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka paralajmëruar se efektet e pandemisë do të ndihen edhe “për dekadat që vijnë”. Në Meksikë, autoritetet lokale më parë kanë thënë se besojnë se numri i vërtetë i infeksioneve ka të ngjarë të jetë dukshëm më i lartë se sa ata që janë raportuar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Zëvendëskryeministri i Malit të Zi: Për ne Kosova është e pavarur, partner dhe fqinj i besueshëm 3 minuta më parë
Lajme Sela e pranon ofertën Ahmetit për koalicionin me Frontin Evropian në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut 5 minuta më parë
Kosova Frashër Krasniqi i shkon në tavolinë Armend Mujës: "A po ju vjen marre që e pranuat Zajednicën?" (VIDEO) 6 minuta më parë