Mehmeti: Testi i maturës nuk ka ndikim të madh për ata që duan të studiojnë jashtë Kosovës (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mehmeti: Testi i maturës nuk ka ndikim të madh për ata që duan të studiojnë jashtë Kosovës (VIDEO)

NULL NULL
30/06/2022

Studenti kosovar Bujar Mehmeti, tha se për të studiuar jashtë Kosovës testi i maturës nuk ka ndonjë rol të madh.

Mehmeti në një intervistë në emisionin e mëngjesit në Klan Kosova tha se zakonisht testi i maturës në universitetet ndërkombëtare nevojitet vetëm si dokument se është përfunduar dhe jo se ka ndikim aq të madh.

Ai theksoi se në universitetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zakonisht nuk ka provime pranues.

Tutje studenti kosovar tregoi edhe për kriteret që aplikojnë universitetet në ShBA dhe Evropë.Universitetet shumë prej tyre ju mjafton vetëm si dokument se është përfunduar por s’ka ndikim të madh”- tha Mehmeti.

“Në universitetet primare varësisht se çfarë kërkojnë. Në Amerikë nevojitet provimet TOEFL dhe SAT, në Evropë nevojitet TOEFL dhe provimet pranuese”.

“Në Amerikë p.sh mjaftojnë këto dhe nuk ka provime pranuese. P.sh në Evropë, unë jam në Hungari, kam pasur provimin me shkrim dhe pastaj jam intervistuar nga mësimdhënësit dhe aty janë vendosur kriteret për pranim ose jo”- theksoi ai.