Mehaj viziton familjen Ademi në Drenas: Sakrifica e tyre na i solli ditët të cilat i jetojmë tani NULL NULL 4 months më parë 4 months më parë Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot ka vizituar familjen Ademi nga Shtutica e Drenasit, nga e cila ranë gjashtë dëshmorë në luftën e fundit në Kosovë. “Kontributi dhe sakrifica e tyre, na i solli ditët të cilat i jetojmë tani”, ka shkruar Mehaj në një postim në Facebook. “Atë që e kemi arritur, është meritë e pa mohueshme e nënave tona, nënave fisnike Shqiptare, e tillë është edhe nëna Ajete, e cila me shumë mund e sakrificë i rriti fëmijet e saj dhe i edukoi në frymën kombëtare. Borgji që e kemi ndaj saj është shumë i madh, atë mund ta shlyejmë vetëm duke punuar me përgjegjshmëri për vendin”, u shpreh tutje ministri, transmeton Klankosova.tv. “Nga familja Ademi, atdheut ia falën jetën: Fetah Ademi, Ejup Ademi, Selim Ademi, Maliq Ademi, Xhevat Ademi dhe Esat Ademi”, tregoi Mehaj.
Lajme Akuzohet për terrorizëm, arrestohet 56-vjeçari në Kukës që bënte thirrje në rrjetet sociale 24.05.2022 10: 04