Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mehaj tregon se do të blejnë pajisje ushtarake me mbi 5 milionë euro

NULL NULL
10.06.2021 14:00

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se pas procesit të rishikimit të buxhetit aktual, kanë arritur që shumën prej 5.2 milionë ta destinojnë për blerje ushtarake.

Ministria e Mbrojtjes në një njoftim për media thekson se këto blerje do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me partnerët amerikanë dhe aleatët tjerë.

“Si Ministër i Mbrojtjes, jam i vendosur që prioritetet e Qeverisë, qëllimet strategjike dhe objektivat e mi operacional t’i realizoj deri në fund, mbi parimin e ndalimit të shpenzimeve të panevojshme, transparencës, llogaridhënies dhe përkushtimit maksimal për forcimin e Ushtrisë së Kosovës për përmbushjen e plotë të misionit të saj kryesor – mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit dhe pjesëmarrjes në operacionet ndërkombëtare përkrahë forcave amerikane dhe aleatëve tjerë, si rrugë  drejtë anëtarësimit të vendit në NATO”, ka deklaruar ai, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.