Mehaj takon ambasadorin Berishaj në Kroaci, e falënderon për angazhimin diplomatik NULL NULL 02.05.2023 14:03 02.05.2023 14:03 Armend Mehaj Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Kroaci. Mehaj ka njoftuar se ka vizituar Ambasadën e Kosovës dhe atë të Shqipërisë në Kroaci, ku është takuar edhe me ambasadorët Martin Berishaj dhe Riza Podën. “Me rastin e qëndrimit për vizitë zyrtare në Kroaci, vizitova dhe ambasadën e Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë, me ç’rast takova dhe ambasadorët Martin Berishaj e Riza Poda, të cilët më njoftuan për angazhimet e ambasadës, bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy shteteve, dhe shtetin partner Kroacinë, si aleat i besueshëm në fushën ushtarake dhe në mbrojtjen e vlerave demokratike”, ka shkruar Mehaj në Facebook. Mehaj tha se i ka falënderuar ambasadorët për angazhimin e tyre diplomatik në shërbim të interesave të kombit, të ruajtjes së paqes dhe të sigurisë së përgjithshme. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.