Mehaj pret në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë NULL NULL 19.09.2022 16:27 19.09.2022 16:27 Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. Gjatë këtij takimi, në mes të tjerash, Mehaj tha se bashkëpunimi në mes të Kosovës e Suedisë është i domosdoshëm. “Si dy shtete që aspirojmë të jemi anëtare të NATO-s dhe përqafojmë vlerat demokratike si pjesë e pandashme të shtetësisë, bashkëpunimi ndërmjet nesh është i natyrshëm dhe i domosdoshëm, andaj angazhimi i të dyja palëve do të jetë në këtë drejtim”, ka thënë Mehaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti për masakrën e Izbicës: Prokuroria e Shtetit e ka mbështetjen e plotë që kriminelët të jenë prapa grilave 20 minuta më parë