Mehaj përkulet tek memoriali “Heroinat” për nder të 8 Marsit NULL NULL 08.03.2023 15:19 08.03.2023 15:19 Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë nderime tek memoriali “Heroinat”, në nder të 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Mehaj vlerëson se qëndresa dhe sakrifica e tyre, dhe e të gjitha grave përgjatë periudhave të ndryshme të historisë sonë si komb meriton respekt e mirënjohje, njofton Klankosova.tv. “Janë mbi 20 mijë persona të dhunuar gjatë luftës 1998/99, e janë gratë ato të cilat kanë përjetuar më së shumti dhunë nga okupatori kriminal serb”. “Qëndresa dhe sakrifica e tyre, dhe e të gjitha grave përgjatë periudhave të ndryshme të historisë sonë si komb meriton respekt e mirënjohje. Andaj, në këtë ditë të veçantë për gratë kudo në botë bëmë nderime para memorialit HEROINAT, sepse të tilla janë, heroina të popullit tonë” ka shkruar Mehaj në Facebook. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Shpata” shkatërron tri laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut, dy serbë të arrestuar 12/02/2023