Mehaj kujton demonstratat e 81-ës: Ushtria e Kosovës zhvillohet çdo ditë mbi ato ideale - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mehaj kujton demonstratat e 81-ës: Ushtria e Kosovës zhvillohet çdo ditë mbi ato ideale

NULL NULL
11.03.2023 13:32
Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kujtuar demonstratat e 81-ës në 42-vjetorin e tyre.

Mehaj thotë se 42 vjet më parë filloi pranvera e madhe kombëtare me demonstratat e studentëve, që shënuan kthesën vendimtare me kërkesën Kosova Republikë, njofton Klankosova.tv.

“Sot 42 vjet më parë, në Prishtinë filloi pranvera e madhe kombëtare me demonstratat e studentëve, që shënuan kthesën vendimtare me kërkesën Kosova Republikë”.

“Ishin studentët, punëtorët dhe gjithë populli liridashës të prirë nga vizioni dhe ideali për vetëvendosje i simbolit të bashkimit dhe qëndresës kombëtare, Bacë Adem Demaçit, që filluan rezistencën e cila kulmoi me luftën e armatosur të UÇK-së, udhëhequr nga Kryekomandanti Legjendar Adem Jashari”.

“Gjithashtu, këto demonstrata shënuan fillimin e fundit të Jugosllavisë Komuniste dhe shkëndijat e para të demokracisë në sferën e vendeve të bllokut komunist në Evropë”, ka shkruar Mehaj.

Mehaj, mes tjerash, thotë se mbi idealet e këtyre protestave Ushtria e Kosovës zhvillohet e forcohet për ditë.

“Mbi këto ideale, Ushtria e Kosovës, zhvillohemi dhe forcohemi çdo ditë për të mbrojtur vlerat e sakrificës, mundit, djersës e gjakut të gjithë brezave. Lavdi dhe mirënjohje e përjetshme për heronjtë e rënë e të mbijetuar të Pranverës historike të vitit 1981” ka shkruar Mehaj në Facebook.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.