Mehaj: FSK certifikon pjesëtarët për mbështetje me zjarr indirekt NULL NULL 02.04.2023 14:27 02.04.2023 14:27 Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se Forca e Sigurisë së Kosovës ka certifikuar pjesëtarët për mbështetje me zjarr indirekt. Mehaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se FSK-ja çdo ditë po ngritë kapacitetet e saj mbrojtëse, përcjell Klankosova.tv. “FSK certifikon pjesëtarët për mbështetje me zjarr indirekt. Me qëllim të përgatitjes profesionale të personelit të Këmbësorisë për operim dhe mbështetje me zjarr indirekt, është realizuar trajnimi për Mortaja 81mm, nga ekipet e ushtrisë Turke”. “Forca e Sigurisë së Kosovës për çdo ditë po ngritë kapacitetet e saj mbrojtëse, duke realizuar kështu trajnime dhe specializime me partnerët, në fusha të ndryshme të përgatitjes profesionale”, ka shkruar tutje Mehaj. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Kosova Osmani i kërkon ministrit suedez mbështetje për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE 2 months
Kosova Shoqata e Prokurorëve të Kosovës: Reagimet ndaj Isufajt përçojnë mesazhe tendencioze politike 2 months