Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mehaj flet me Clarkun për situatën e fundit dhe uljen e tensioneve

NULL NULL
08.06.2023 11:09

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë do t’i kontribuonte paqes.

Këto komente ai i bëri pas një bisede që pati me gjeneralin amerikan Wesley Clark.

“Në vazhdën e kosnultimeve dhe këshillimeve të vazhdueshme, sot kishim një bisedë me mikun dhe aleatin më të madh të Republikës së Kosovës, Gjeneral Wesley Clark”.

“Diskutuam lidhur me situatën e tanishme dhe uljen e tensioneve. Ne do të rrugëtojmë krah për krah me partnerët tanë e sidomos me SHBA-të si aleat i pazëvendësueshëm”.

“Njohja e ndërsjellë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë është ajo që do t’i kontribuonte paqes. Rruga jonë mbetet ajo drejt NATO-së dhe BE-së”, tha Mehaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Wesley Clark më 1999 udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër forcave serbe.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.