Mehaj dhe Jashari marrin pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Ukrainën NULL NULL 16.03.2023 12:16 16.03.2023 12:16 Minsitri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, bashkë me komandantin e FSK-së, Gjenerallejtnant Bashkim Jashari, kanë marrë pjesë në takimin e dhjetë të Grupit të Kontaktit për Ukrainën, i thirrur nga Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Lloyd J.Austin III. Mehaj tha se Kosova ishte pjesëmarrëse e barabartë mes 54 vendeve aleate të cilat mbështesin fuqishëm Ukrainën dhe popullin e saj në të drejtën e tyre për të mbrojtur vendin dhe shtetin, njofton Klankosova.tv. “Ne do të qëndrojmë të palëkundur në mbështetje të Ukrainës krah për krah me partnerët tanë. Vlerësojmë lartë qëndresën e qeverisë dhe popullit ukrainas si dhe rezistencën e tyre për liri, drejtësi dhe vetëvendosje”, shkroi Mehaj në Facebook.
Kosova Nuk ka informacione që ndonjë shqiptar mund të ketë pësuar nga tërmeti në Turqi (VIDEO) 2 months