Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Meha lojtar mediatik, 872 shkrime për të

NULL NULL
12.11.2015 16:53

Koniaspor ka bërë një nisje të mirë të këtij sezoni, në krahasim me atë paraardhës. Këtë sezon, ekipi turk ka në përbërje edhe mesfushorin shqiptar, Alban Meha. “Snajperi” i kuqezinjve është jo vetëm një futbollist produktiv në fushën e lojës, por edhe një nga lojtarët më shumë mediatik.

Në një listë statistikore në lidhje me lajmet e botuara për Koniasporin, numërohen rreth 12 648 shkrime sportive në mediat turke dhe jo vetëm. Një numër rekord për ekipin e kampionatit turk. Në këtë numër lajmesh, një pjesë e mirë prej tyre ka në përmbajtje futbollistin shqiptar, Alban Meha. Për të janë shkruar rreth 872 shkrime, shkruan PanoramaSport.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.