Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Megjithatë VV shkarkon Haki Abazin, e zëvendëson me Arbëreshë Kryeziun e Dimal Bashën

NULL NULL
16.02.2023 13:23

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë miratuar sot kërkesën e subjektit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për të zëvendësuar anëtarët në Komisione Parlamentare.

Si rezultat, Haki Abazi, i cili ishte më i zëshmi kohëve të fundit, lidhur me këtë çështje, është shkarkuar nga të qenit Kryetar i Komisionit Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë, për t’u zëvendësuar nga deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu- Hyseni, transmeton klankosova.tv.

Teksa në Komisionin për Stabilizim Asociim, Haki Abazi, zëvendësohet me deputetin Dimal Basha.

Nga 62 vota, 53 ishin për, as një kundër dhe nëntë abstenime.


Haki Abazi së shpejti para Prokurorisë mbi deklaratat për Rastin Dehari

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.