18:00, 11 Korrik 2019

Për Archie Harrison Mountbatten-Windsor ka vazhduar java e mbushur me ngjarje.

Të mërkurën, Meghan Markle që po e mbante në duar foshnjen mbretërore është paraqitur në një ndeshje të polos në Wokingham të Anglisë ku po merrte pjesë Princi Harry.

Derisa 34 vjeçari Princi Harry ka garuar në këtë ndeshje të polos që kishte qëllime bamirësie, 37 vjeçarja Markle shkëlqente e veshur me një fustan të gjelbër dhe syze aviator.

Derisa Dukesha e Sussexit ishte e zënë duke u përkujdesur për vogëlushin dymuajsh Archie, kunata e saj Kate Middleton që ishte pranë saj po përkujdesej për fëmijët: Princin George (5), Princeshën Charlotte (4) dhe Princin Louis (1).

Në këtë ndeshje të polos që njihet me emrin King Power Royal Charity Polo Day ka marrë pjesë edhe Princi William që ka luajtur me vëllaun e tij Princin Harry.

Gjatë vikendit, Princi Harry dhe Dukesha e Sussexit kanë organizuar një ndejë private për pagëzimin e foshnjes mbretërore në Kështjellën Windsor.

Megjithtaë, çifti mbretëror nuk e ka zbuluar se kush janë kumbarët e të voglit Archie.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë