Meghan dhe Harry krishtlindjet do t’i festojnë me nënën e Dukeshës dhe jo Mbretëreshën NULL NULL 16.11.2019 22:20 16.11.2019 22:20 Duka dhe Dukesha e Sussex dhe djali i tyre, Archie Harrison Mountbatten-Windsor, do të kalojnë krishtlindjet e tyre të para si një familje me nënën e dukeshës, Doria Ragland. Anëtarët e familjes mbretërore tradicionalisht kanë kaluar periudhën festive me Mbretëreshën në Sandringham, ku ata marrin pjesë në festën e mëngjesit në kishën St Mary Magdalene, njofton Klan Kosova. Pasi morën pjesë në shërbimin në Sandringham së bashku për dy vitet e kaluara, këtë vit Meghan dhe Princi Harry nuk do të bashkohen me familjen mbretërore për rastin festiv. “Duka dhe Dukesha e Sussex shpresojnë të zgjasin kohën e familjes deri në fund të këtij muaji”, tha një zëdhënës për Sussexes. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.