Medvedev: Rusia do të shënjestrojë paqeruajtësit e NATO-s nëse ata vendosen në Ukrainë NULL NULL 01.04.2023 16:43 01.04.2023 16:43 Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitry Medvedev, ka thënë se çdo paqeruajtës i NATO-s i vendosur në vijën e frontit në Ukrainë pa pëlqimin e Rusisë dhe me armë në dorë do të konsiderohej si objektiv legjitim nga forcat e tyre të armatosura. “Ata do të jenë një objektiv legjitim për forcat tona të armatosura nëse vendosen në vijën e frontit pa pëlqimin e Rusisë me armë në duar dhe na kërcënojnë drejtpërdrejt”, ka shkruar Medvedev në Telegram. Medvedev tutje është shprehur se qëllimi i vërtetë i Perëndimit është vendosja e një armëpushimi në vijën e frontit që u përshtatet atyre, shkruan RepublicWorld, transmeton Klankosova.tv. “Është e qartë se të ashtuquajturit paqeruajtës të NATO-s thjesht do të hyjnë në konflikt në anën e armiqve tanë (Ukrainës) dhe të shkaktojnë pikërisht atë luftë të tretë botërore, të cilës ata i frikësohen aq shumë kur flasin”, deklaroi Medvedev. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Kosova Arrestimi i kryeshefit dhe bastisjet në KEK, Jansha: Rezultat i gjetjeve nga rasti i Berishajt 2 months
Lajme Prokurori i Përgjithshëm ukrainas thotë se gati 80 mijë raste të krimeve janë regjistruar gjatë luftës 2 months