Medvedev kërkon bashkëpunim ekonomik me Serbinë NULL NULL 20.10.2019 11:20 20.10.2019 11:20 Kryeministri rus, Dmitry Medvedev, ka vizituar Beogradin të shtunën, për të shikuar nga afër një paradë të ushtrisë si dhe iu drejtua Parlamentit të Serbisë në një seancë solemne. Në fjalimin e tij, Medvedev tha se pret që kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic të nënshkruajnjë marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik të udhëhequr nga Rusia, kur ajo të vizitojë Rusinë më 25 tetor. Medvedev ka vizituar Serbinë për të shënuar 75 vjetorin e çlirimit të Beogradit nga Lufta e Dytë Botërore. Ai është takuar me kryeministren Brnabic dhe presidentin Aleksandar Vuçiq, transmeton rel. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova INPO publikon raportin, “Procesi i prokurimit dhe menaxhimi i kontratave në 20 komuna të Kosovës” 36 minuta më parë