Mediumi gjerman vlerëson Xhakën, mesfushori më i mirë defansiv në Bundesligë NULL NULL 24.07.2024 17:41 24.07.2024 17:41 Granit Xhaka feston pasi skuadra e tij, Bayer Leverkusen, kaloi në gjysmëfinale të DFP Kupës së Gjermanisë. Foto: AP Gazeta gjermane, Kicker e ka vlerësuar Granit Xhakën si mesfushorin defansiv më të mirin për sezonin që lamë pas në Bundesligë. Ai ishte lideri i mesfushës së Bayer Leverkusenit, duke e udhëhequr skuadrën drejt historisë. Leverkusen fitoi titullin e parë historik në futbollin gjerman dhe kështu ndali dominimin shumëvjeçar të Bayern Munichut. Përveç kësaj, “farmacistët“, shkuan deri në finale të Ligës së Evropës dhe e fitoi edhe Kupën e Gjermanisë, pikërisht me golin e kapitenit të Zvicrës. Pas përfundimit të sezonit, 34-vjeçari luajti rol kyç në shkuarjen deri në çerekfinale të Zvicrës në Euro 2024. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.