Mediet e huaja shkruajnë për vendimin e Kosovës që t’i pranojë 50 individë nga Amerika NULL NULL 11.06.2025 22:18 11.06.2025 22:18 Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Kosova i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme të shtetasve të vendeve të treta. Qeveria e Kosovës i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme të shtetasve të vendeve të treta. Në lidhje me këtë gjë, mediumi amerikan Fox News, i ka kushtuar një artikull vendimit të qeverisë, ku tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shtojnë presionin mbi shtetet e treta për t’i pranuar të dëbuarit. “Kosova është ndër vendet më të varfra në Evropë, e tejkaluar vetëm nga Ukraina dhe Gjeorgjia, dhe thuhet se ka shqyrtuar skema të ngjashme që mund të sigurojnë të ardhura”. “Fox News Digital nuk ka arritur të kontaktojë menjëherë Shtëpinë e Bardhë apo Departamentin e Sigurisë Kombëtare për të pyetur nëse SHBA do të paguajë vendet e treta për të pranuar të dëbuarit nga SHBA”, shkroi FoxNews, transmeton Klankosova.tv. Strehimi i të dëbuarve ka qenë një temë e diskutueshme në Kosovë edhe përpara se SHBA të kërkonte nga shteti ballkanik të pranonte emigrantët e saj të dëbuar. Muajin e kaluar, Britania e Madhe tha se po shqyrton Kosovën, së bashku me tetë vende të tjera kryesisht nga Ballkani, për të hapur “qendra kthimi” për të strehuar azilkërkues që u është refuzuar strehimi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Vujoviqi do të largohet me forcë nga Kosova 44 minuta më parë
Kosova Haradinaj ua uron Ditën e Çlirimit Gjakovës, Rahovecit, Drenasit, Obiliqit e Vitisë 54 minuta më parë