Mediat shqiptare në Maqedoni: Të ndërhyjë faktori ndërkombëtar - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mediat shqiptare në Maqedoni: Të ndërhyjë faktori ndërkombëtar

NULL NULL
09/05/2015
Disa media shqiptare në Maqedoni përmes një reagimi të përbashkët apelojnë që bashkësia ndërkombëtare sa më shpejt të reagojë për situatën e rënduar në Kumanovë.

Ja reagimi i përbashkët i Gazetës Lajm, Agjencisë së Lajmeve INA, Faktinews, Almakos, etj:

Në Kumanovë po mbretëron një situatë e rrezikshme. Banorët e lagjes ku po zhvillohet përleshja e armatosur janë tepër të shqetësuar.

Ata janë të ngujuar në shtëpitë e tyre dhe me ankth po ndjekin të shtënat dhe shpërthimet që po ndodhin aty afër tyre.

Brengos fakti se këto operacione të armatosura po zhvillohen në hapësirë  urbane, në mjedisin e banuar,  ku rreziku për jetën e qytetarëve është mjaft i lartë.

Apelojmë deri te përfaqësuesit ndërkombëtarë të akredituar në Maqedoni që të ndërhyjnë sa më shpejt në parandalimin e kësaj situate në Kumanovë, e cila përpos shqetësimeve po merr edhe jetë njerëzish. Apelojmë sidomos deri te OSBE që ta inspektojë nga afër gjendjen.

Popullata e Kumanovës ka nevojë për një mbështetje, që do të vinte pikërisht në këtë kohë kur edhe situata politike është jostabile dhe shumë lehtë mund të keqpërdoret nga qarqe që nuk ia duan të mirën kësaj popullate dhe vendit ku ata jetojnë.

Shqiptarët e Kumanovës nuk ia kishin për borxh askujt këtë shqetësim qysh në orët e hershme të mëngjesit, andaj kërkojnë nga miqtë ndërkombëtarë, sidomos nga BE dhe SHBA, që të bëjnë çmos që me autoritetin dhe kredibilitetin e tyre të ushtrojnë ndikimin e tyre në normalizimin e situatës në Kumanovë.

INA (Iliria News Agency)   
Gazeta LAJM        
FAKTINEWS      
ALMAKOS