Mediat serbe: Vuçiq nis formimin e Lëvizjes Popullore Shtetërore - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mediat serbe: Vuçiq nis formimin e Lëvizjes Popullore Shtetërore

NULL NULL
08.03.2023 09:49
Aleksandar Vuçiq

Aleksandar Vuçiq është duke formuar parti të re.

Janë mediat në Serbi që janë duke raportuar se presidenti i këtij vendi ka nisur krijimin e Lëvizjes Popullore Shtetërore, përcjell KlanKosova.tv.

Vuçiq pritet që të nisë vizita mbarë vendit në vijim në mënyrë që ta shpalos platformën e re politike.

Sipas raportimeve ai do të kërkojë mbështetjen e qytetarëve për “mbrojtjen e Serbisë”, derisa takimet e para do t’i fillojë nga Vranja.

Vuçiq është kryetar i Partisë Progresive Serbe, derisa në janarin e këtij viti ka pasur paralajmërime se do të japë dorëheqje që aty.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.