Mediat serbe: Bërnabiq e Merkel flasin për arrestimin e serbëve në Kosovë NULL NULL 12.07.2018 10:13 12.07.2018 10:13 Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka biseduar në Londër me kancelaren gjermane Angela Merkel rreth arrestimit të pesë serbëve dy ditë më parë në Kosovë. Kështu shkruan Blici serb duke iu refereruar burimeve të paidentifikuara. Gazeta beogradase shkruan më tutje se shefja e qeverisë së Serbisë tërhoqi vëmendjen e Angela Merkelit ndaj aksioneve si ai i fundit në të cilin “pa asnjë arsye u arrestuan dhe më pas liruan pesë serbë”, transmeton Klan Kosova. “Ajo theksoi se incidente të tilla po rriten dhe se autoritetet në Beograd frikësohen se do të bëhen gjithnjë e më të shpeshta”, i ka thënë burimi Blicit, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024