Mediat serbe: Amerika e gatshme për lëvizje ekstreme ndaj Prishtinës NULL NULL 19.02.2019 10:37 19.02.2019 10:37 Pas refuzimit të Prishtinës për të tërhequr taksën mbi mallrat nga Serbia Shtetet e Bashkuara janë të gatshme për lëvizje ekstreme që do të godisnin drejtpërdrejt krerët politikë të shqiptarëve të Kosovës dhe projektet e tyre kryesore. Kështu shkruan e përditshmja serbe “Blic”, transmeton Klan Kosova, Këto masa, sipas gazetës, mund të përfshijnë refuzimin e mikpritjes ndaj udhëheqësve të Kosovës, sanksionet mbi pajisjet e Ushtrisë së Kosovës, heqjen e subvencioneve të dedikuara në ndërtimin e institucioneve të Kosovës. Që nga nëntori i vitit të shkuar, Kosova vendoi taksën prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Që nga ajo kohë, përkundër presionit të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, kryeministri Ramush Haradinaj ka refuzuar ta largojë taksën, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dhuna në familje, tre raste në Prishtinë e dy në Fushë Kosovë brenda 24 orëve 39 minuta më parë