Mediat palestineze raportojnë për disa të vrarë në një kamp refugjatësh NULL NULL 21.11.2023 07:51 21.11.2023 07:51 Orëve të fundit mediat palestineze kanë raportuar se disa persona janë vrarë nga sulmet izraelite në kampin e refugjatëve Nuseirat që ndodhet në qendër të Gazës. Agjencia e lajmeve Wafa ka thënë që 17 persona janë vrarë, ndërkaq ajo e Palestinian Information Center e ka dhënë numrin 15, teksa ka thënë që ka shumë të tjerë që ndodhen nën rrënoja. Autoritetet izraelite ende nuk kanë dhënë ndonjë koment, teksa BBC-ja shkruan që nuk ka mundur akoma ta verifikojë një gjë të tillë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj në mbështetje të kërkesave të Policisë: Turp për këtë qeveri injorantësh 32 minuta më parë
Kosova Kurti në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit: Duam gjyqtarë e prokurorë efikasë 2 orë më parë