Lajmet e fundit

Më shumë se 600 anëtarë të komunitetit shqiptar dhe mbështetës të tyre janë mbledhur këtë të shtunë, më 26 shtator, në sheshin “General-de-Gaulle” në qytetin Mulhouse të Francës, për të kundërshtuar dënimet e shqiptuara nga Gjykata Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Klankosova.tv.
Siç raportojnë mediat franceze, pjesëmarrësit mbushën sheshin me flamuj kuqezi në një tubim masiv, transmeton Klankosova.tv.
Mediat franceze nënvizojnë po ashtu se vendimi i shkallës së parë i Gjykatës Speciale nuk është përfundimtar, pasi ndaj tij pritet të ushtrohet ankesë në shkallën e dytë.