"Mediat e keqkuptojnë Ben Affleck" - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Mediat e keqkuptojnë Ben Affleck”

NULL NULL
01/10/2015

Pas tërë këtyre viteve, Matt Damon ende ia mban krahun kolegut të tij Ben Affleck.

522180053JL049_Ben_Affleck_

“Nuk ka njeri që keqkuptohet më shumë se ai”, ka thënë Damon për shokun e tij të ngushtë, i cili është përfolur jashtëzakonisht shumë për divorcin e tij me aktoren Jennifer Garner gjatë kësaj vere, shkruan People, transmeton Klan Kosova.

Ylli i filmit The Martian ka thënë se mediat kanë perceptim të gabuar për Ben Affleck qysh kur e kishte filluar karrierën – ylli i filmit Gone Girl kishte pasur edhe një lidhje me aktoren dhe këngëtaren Jennifer Lopez, e gjatë kësaj kohe mediat rozë shkruanin shumë për të.

“10 vjet më parë, imazhi i tij publik nuk ndryshonte shumë nga ajo që ai është sot”, ka thënë Mat.

“Mirëpo mediat filluan ta paragjykonin që nga koha kur ishte në lidhje me Jennifer Lopez si dhe pasi u ndanë. Atij iu dha roli i një njeriu që nuk i ngjan aspak Ben-it”.

44 vjeçari Damon ka thënë se ishte shumë e vështirë ta shihte mikun e tij të fëmijërisë tek vuante.

“Ishte shumë e dhimbshme. Ishte e dhimbshme të isha miku i tij, për shkak se ishte e padrejtë të gjitha që i ndodhën. Sipas meje askush nuk e kupton më atë”.

Ai ka shtuar se pavarësisht se cili është perceptimi i mediave për mikun e tij më të mirë, ata s’duhet ta hedhin poshtë talentin e tij dhe punën që ka bërë për tu përmirësuar.