Media amerikane: Zelensky nesër viziton Kapitolin e ShBA-së, takohet edhe me Bidenin - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Media amerikane: Zelensky nesër viziton Kapitolin e ShBA-së, takohet edhe me Bidenin

Kjo e bën edhe vizitën e tij të parë jashtë vendit që nga fillimi i luftës së Rusisë më 24 shkurt.

NULL NULL
21.12.2022 00:39

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, nesër pritet të realizojë një vizitë të papritur në Kapitolin e ShBA-së në Washington.

Sipas mediave ‘Axios’, ‘Fox News’ dhe ‘Punchbowl News’, “Zelenskyy të mërkurën do të marrë pjesë në një seancë të përbashkët të Kongresit”.

Kjo e bën edhe vizitën e tij të parë jashtë vendit që nga fillimi i luftës së Rusisë më 24 shkurt.

Më herët gjatë ditës, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, shpërndau një letër duke u kërkuar anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve që të jenë “të pranishëm fizikisht” në Kapitol të mërkurën në mbrëmje.

Zyra e saj nuk iu përgjigj kërkesës për koment.

“Ju lutem të jeni të pranishëm të mërkurën në mbrëmje për një përqendrim shumë të veçantë mbi demokracinë”, shkroi Pelosi në një letër drejtuar anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve.

Gjithashtu, raportoi CNN, planifikohet që Zelenskyy të takohet me presidentin Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.