Medalje e Champions League dhe sirtare me bizhuteri të arit, dalin pamjes të aksionit ndaj shqiptarëve në Madrid NULL NULL 22.10.2019 13:28 22.10.2019 13:28 Janë publikuar pamjet e aksionit që Policia e Spanjës në bashkëpunim me Policinë e Shqipërisë dhe EUROPOL realizoi kundër një bande të përbërë nga shqiptarët që vidhnin banesat e lojtarëve të Real dhe Atletiko Madridit. Me këtë rast janë arrestuar katër shqiptarë dhe një spanjoll. Ata kishin arritur të vidhnin edhe një medalje të dhënë për një lojtar të Atletiko Madrid, në finalen e Champions League të vitit 2016, kundër Real Madridit. Gjatë kontrollit të banesës ku qëndronte grupi, janë zbuluar sirtare të mbushura plot me bizhuteri ari, por edhe veshje dhe këpucë të shtrenjta, siç janë edhe një palë çizme Versace, shkruan Top Channel përcjellë Klan Kosova. Makina luksoze dhe sasi e konsiderueshme parave janë sekuestruar gjithashtu nga policia, në operacionin e 16 tetorit. Thomas Partey, Álvaro Morata dhe Zinedine Zidane janë vetëm disa nga lojtarët dhe personalitetet e sportit që kanë rënë pre e grabitjes së shqiptarëve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 23 orë më parë