Lajmet e fundit

Drilon Rama, i njohur nga publiku si fituesi i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, ka ndarë një histori personale në emisionin “Week End” të Klan Kosova.
Gjatë intervistës, Drilon u informua se prindërit e një vajze e kanë kontaktuar në mbrëmje, duke i treguar se ajo ka humbur punën dhe e kanë përçuar Drilonin 24/7.
“Prindërit e një vajze mbrëmë më kanë telefonuar, më treguan se ajo ka humbur punën duke më përcjell. Ajo filloi të qajë kur më pa. Nuk po e kuptoj se si njerëzit kanë krijuar një lidhje kaq të fortë me mua pa më takuar kurrë”.
Ai theksoi se nuk e kupton se si ka ndërtuar një lidhje kaq të fortë me dikë pa u takuar ndonjëherë, duke theksuar ndikimin e programit në jetën e publikut.