Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Me temën “Identiteti” nis sonte Etno Fest në fshatin Kukaj

NULL NULL
10.07.2025 10:17

Festivali “Etno Fest” fillon sonte dhe do të zgjasë deri më 20 korrik, ku prezantohen shumë ngjarje kulturore përgjatë këtyre ditëve në fshatin Kukaj.

Edicioni i 15-të i këtij festivali vjen me temën “Identiteti” – një udhëtim i thellë drejt rrënjëve tona, ndaj asaj që jemi dhe çfarë kemi trashëguar.

Festivali i Arteve dhe Kulturës Tradicionale do të fillojë me performancën e Malda Susurit dhe do të vazhdojë me shumë grupe të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare, si Grupi Rilindja, Jericho, Sarakasi Trust nga Kenia, një trupë akrobatësh, valltarësh dhe artistësh që sjellin ritmin dhe energjinë unike të Afrikës, Florent Abrash, Vjollca Robelli etj.

Ekspozita “KRUSHA IME” nga Mercedes Pereira është një homazh për gratë e Krushës – të mbijetuara të luftës, simbol i forcës dhe guximit, që hapet në kuadër të festivalit, pastaj Blerta Syla Surroi paraqitet me ekspozitën e qeramikës “Rrëfime Peshqish”, skulptori Gëzim Muriqi me “Ridimensionime” etj.

Një prej projekteve kulturore që do të shfaqet në këtë edicion është edhe shfaqja “Engjëjt”, me tekst të Odise Plakut dhe regji të Naser Shatrollit.

Nga tingujt autoktonë, artizanati, ushqimi tradicional, shfaqjet, ekspozitat e deri te rrëfimet që mbajnë gjallë shpirtin e një kombi – Etno Fest është vendi ku kultura jehon, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.